Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arrest
arrest:

arrést,-i m. sh. -e(t) paraburgim; ndalim: arrest shtëpie; në gjendje arresti.

Sinonime / Të përafërta:
ndalim
Të ngjashme:
arrës:

árrës,-i m. sh. -(it) bot. barishte a gjysmëshkurre mesdhetare, me lule të merme në vile.

adresë:

adrés/ë,-a f. sh. -a(t) të dhënat për marrësin a për dërguesin e një letre, të një pakoje etj. ose për vendndodhjen e një banese, të një institucioni etj.: zyra e adresave; na harroi adresën (fig. shaka.) na ka harruar prej kohësh, nuk na vjen më; / libr. drejtim: kritikë pa adresë.

afresk:

afrésk,-u m. sh. -e(t) art. pikturë me bojëra uji mbi suva të njomë: afreske mesjetare.

arnesë:

arnés/ë,-a f. sh. -a(t) vend i arnuar; arnë.

artist:

artíst,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që luan me mjeshtëri një pjesë teatrale a muzikore, një rol në film etj.: artistët shqiptarë; artist cirku. 2. krijues veprash arti në pikturë, në skulpturë, në muzikë etj. 3. fig. mjeshtër i shquar në një punë: është artist si rrobaqepës.