Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arrakat
arrakat:

arrakát,-e mb., edhe si em., që është pak i egër, nuk rri me të tjerët, i ngacmon e nuk mblidhet: djalë arrakat; dhia arrakate thyen këmbën e saj (fj. u.).

arrakat:

arrakát kal., -a, -ur shpërndaj andej-këtej: i arrakati pulat.

Të ngjashme:
varrakat:

varrakát kal. bised. e zvarrit një punë etj.: e varrakati dasmën.

rrakat:

rrakát,-e mb. bised. matuf, i matufosur.

rrakat:

rrakát kal., -i, -ur e tund dhe e bën të tingëllojë (këmborën etj.).

marrakot:

marrakót kal., -a, -ur ia marr mendtë, e trullos: e marrakoti rakia.