Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arpunues
arpunues:

arpunúes,-i m. sh. -(it) argjendar.

Të ngjashme:
armëpunues:

armëpunúes,-i m. sh. -(it), edhe si mb., vjet. zejtar që bënte e ndreqte armë, armëtar.

drupunues:

drupunúes,-i m. sh. -(it) ai që bën sende prej druri.

gurpunues:

gurpunúes,-i m. sh. -(it) gurskalitës.

përpunues:

përpunúes,-e mb., edhe si em. (për njerëzit), që përpunon një lëndë të parë ose një material: industria përpunuese degë e veçantë e industrisë që përpunon lëndën e parë; përpunuesit e lëkurëve; përpunueset e pambukut (e duhanit).

arnues:

arnúes,-i m. sh. -(it) ai që arnon rroba, këpucë etj.