Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aromatik
aromatik:

aromatík,-e mb. i mermë: vaj aromatik.

Të ngjashme:
akrobatik:

akrobatík,-e mb. 1. që lidhet me akrobacinë a me akrobatin, i akrobacisë a i akrobatit; shumë i shkathët e i zhdërvjellët: ushtrime akrobatike. 2. fig. keq. që bëhet me akrobacira, dredharak: veprime akrobatike.

astmatik:

astmatík,-e mb., edhe si em., mjek. që vuan nga astma.

automatik:

automatík,-e mb. 1. tek. që punon vetë, pa njeri, si automat. 2. fig. që bëhet pa u menduar ose pa vetëdije, i vetvetishëm: veprim automatik. 3. usht. që mund t’i qitë predhat pa ndërprerje: armë (pushkë) automatike.

dramatik:

dramatík,-e mb. 1. let. që lidhet me dramën, i dramës; që është shkruar si dramë: vepër dramatike; arti dramatik. 2. që të vë para një prove a një gjendjeje të vështirë e tronditëse; me plot fatkeqësi, ngjarje të rënda etj.: çast dramatik. 3. muz. që ka timbër pak të ashpër, jo lirik; i fortë (për zërin): tenor dramatik.

romantik:

romantík,-e mb. 1. që i përket romantizmit; që ka veçoritë e romantizmit: rrymë romantike; vepër romantike; poet romantik. 2. libr. ëndërrimtar: njeri romantik. 3. libr. që të ngjall romantizëm; i ëndërruar: vend romantik.