Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aromë
aromë:

aróm/ë,-a f. sh. -a(t) erë e mirë, që lëshojnë lulet, bimët a lëndë të tjera: aromë trëndafili (manushaqeje).

Të ngjashme:
baromë:

baróm/ë,-a f. ushqimi që ripërtyp kafsha.

kromë:

króm/ë,-a f. 1. mjek. zgjebe: e zuri kroma. 2. bujq. sëmundje kërpudhore që prek disa bimë e pemë dhe dëmton gjethet, degët, zhardhokun etj.: kroma e mollës (e patates). 3. bot. trëndafil i egër.

armë:

árm/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. mjet për të luftuar, për të vrarë ose për të dëmtuar njerëz a kafshë: armë të rënda (të lehta); armë zjarri armë me fishekë a me predhë; armë e ftohtë (e bardhë) bajonetë, thikë etj.; armë atomike (bakteriologjike); me armë në dorë (fig.) i gatshëm për luftë; duke luftuar; me forcën e armëve (fig.) me dhunë ushtarake; marr (rrëmbej, rrok, ngjesh) armët (fig.) bëhem gati për luftë; i kthej armët (armikut) e pres me armë; arma e zbrazur tremb dy vetë (fj. u.). 2. usht. trupa të armatosura me të njëjtën lloj armësh; nënndarje e tyre sipas armatimit; sh. ushtri: arma e këmbësorisë (e artilerisë). 3. fig. mjet pune e lufte për t’ia arritur një qëllimi; argument.

akoma:

akóma ndajf. 1. ende: akoma s’po duket; akoma ti?! vazhdon me atë mendje ti?! 2. edhe më shumë: akoma më mirë.

anodë:

anód/ë,-a f. sh. -a(t) fiz. elektrodë pozitive në një burim rryme; kund. katodë.