Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arnoj
arnoj:

arn/ój kal., -óva -úar 1. i vë arnë një petku, një këpuce etj.: arnoj çorapet; arnoj kazanin. 2. fig. e mbuloj një të keqe, një të metë, një dobësi etj. me ç’të kem në dorë; mbuloj në një farë mënyre.

Të ngjashme:
irnoj:

irn/ój kal., -óva, -úar e bëj të marrë irnë duke e lënë gjatë pa larë.

anoj:

an/ój kal., -óva, -úar 1. përkul nga njëra anë; i jap drejtim të pjerrët: anoj trupin. 2. jokal. anohem. 3. jokal. fig. marr anën e dikujt; i afrohem një mendimi: anon nga të vetët. 4. jokal. ngjaj me dikë a me diçka, afroj: anon nga e ëma.

abonoj:

abon/ój kal., -óva, -úar pajtoj (në një gazetë etj.).

afroj:

afr/ój kal., -óva, -úar 1. e çoj më afër, e sjell pranë (si vend e si kohë); kund. largoj: afroj duart; afroj ditën e dasmës; dylbia ta afron sendin. 2. fig. e tërheq dikë, e bëj për vete; e bëj të afërt; kund. largoj. 3. fig. i bëj të ngjashme a thuajse të njëjta dy gjëra; i lidh ngushtë. 4. jokal. afrohem.

ajkoj:

ajk/ój kal., -óva, -úar ndot me ajkë leshi a flokësh: e ka ajkuar jakën.