Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arne
arne:

arné,-ni m. sh. -nj(të) bot. pishë malore, me hala të vogla e të radhitura pesë e nga pesë; keqinë: arneni i zi; arneni i bardhë.

arnë:

árn/ë,-a f. sh. -a(t) 1. copë e vogël cohe a lëkure, që qepet në një petk, në këpucë etj. për të zënë një vrimë ose një të grisur: pantallona me arna; / vrimë a gropë diku, e zënë ose e mbushur me diçka: kusi me arna; mur (rrugë) me arna. 2. fig.diçka që përdoret për të mbuluar një të keqe, një të metë, një dobësi etj.: jetë me arna.

Sinonime / Të përafërta:
keqinë
Të ngjashme:
arie:

ári/e,-a f. sh. -e(t) muz. pjesë lirike me një zë, zakonisht nga një operë.

arme:

armé,-ja f. sh. -(të), edhe si mb., lakër turshi: lakër arme; lëng armeje.

ane:

ané,-ja f. sh. -(të) krahin. nënë.

arenë:

arén/ë,-a f. sh. -a(t) sheshi në mes të cirkut a të stadiumit; fusha ku zhvillohet një ndeshje, një betejë etj.: arena e shfaqjes. 2. fig. fushë veprimtarie, ku ndeshen palë a rryma kundërshtare, skenë, shesh: në arenën ndërkombëtare (politike).