Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës armirë
armirë:

armír/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte e tokave të thata, me gjethe vezake e me lulesë si të melit.

Të ngjashme:
arrirë:

arrírë (i, e) mb. 1. i pjekur mirë: fiq të arrirë; / fig. bised. i pjekur nga mosha; me përvojë: djalë i arrirë. 2. fig. i arritur: tregim i arrirë; / i ardhur: tokë e arrirë.

armike:

armí-ke, -kja f. sh. -ke(t).

armik:

armí/k,-ku m. sh. -q(të) 1. kundërshtari në luftë. 2. ai që urren dikë dhe përpiqet t’i bëjë keq, që është kundër tij dhe e lufton; ai që urren diçka me gjithë shpirt dhe e lufton atë; diçka e keqe, që sjell dëm, dëmtues; kund. mik: armik i duhanit; darova e armikut - o helm, o thikë (fj. u.).

armik:

armí-k, -ke mb. që lidhet me armikun, i armikut: ushtria armike.

armatë:

armát/ë,-a f. sh. -a(t) 1. usht. njësi e madhe ushtarake, që ka disa korpuse a divizione: komandant armate. 2. fig. lart. shumë njerëz që punojnë në një fushë a për një qëllim, ushtri: armata e arsimtarëve (e mjekëve).