Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës armiqesor
armiqësor:

armiqësór,-e mb. që bëhet nga një armik ose që është karakteristik për të; që shpreh armiqësi: veprimtari armiqësore; qëndrim (ton) armiqësor.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shtoi presionin politik mbi shtetet e Ballkanit dhe në mënyrë të veçantë mbi Maqedoninë dhe Mbretërinë Ilire. Burimet letrare nuk hedhin dritë mbi marrëdhëniet e tij me sundimtarin e Maqedonisë Perseun, në vitet e para të sundimit të Gentit, por në to vihet re qartë një paralelizëm në qëndrimin armiqësor të Republikës (Romës) ndaj tyre. Nga ana tjetër, materiali numizmatik dëshmon për lidhje të ngushta ekonomike dhe si rrjedhim edhe politike, midis Mbretërisë Ilire dhe Maqedonisë. Marrëdhëniet e Gentit me Perseun dokumentohen më mirë në prag të luftës së fundit. Dy lajme të Livit që lidhen me...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...ushtrive musoliniane apo hitleriane, që dogjën dhe gjakosën Shqipërinë, vë në shënjestër të gjitha llojet e ushtrive. Dhe jo vetëm që i denoncon ato, por, në një kuptim, i bën dhe qesharake. (...) Por, përtej personazhit qendror, ajo çka bie në sy në këtë roman është Shqipëria ashtu siç e sheb ai, armiqësore, e sertë dhe aspak mikpritëse për të: ai jo vetëm që është i huaj (dhe Kadareja u bën një portret të mprehtë bashkatdhetarëve të gjeneralit), por është dhe ai, nëpërmjet të cilit, njëzet vjet më pas, rilind skandali. Dhe, nëse është e vërtetë se për këtë gjeneral, siç e ka vënë në dukje Robert...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...dorë? Përfytyroi përgjigjen: kam një dramë në Këshillin Artistik. Në të vërtetë, jo për t'i bërë qejfin, por, po të kishte mundësi, do t'i thoshte: më mirë ta kisha te ju, në hetuesi, sesa atje. Së paku, në hetuesi do të shqyrtohej në njëfarë mënyre më shkencore, do të kërkohej ndonjë parullë armiqësore, do të matej si me peshore sasia e tekstit që thoshin personazhet negative në krahasim me pozitivet, së fundi, mund të shqyrtoheshin me lupë shenjat e gishtave, që kishin prekur fletët e dorëshkrimit, për të gjetur në to lexues të mundshëm të dyshimtë... Gjithsesi, e gjitha kjo do të ishte...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...syve, madje e gjykonin. I varur ashtu, çdokush në vend të tij nuk do të ëndërronte veçse të mblidhte kockat në ndonjë varr. Besohej se vetëtimat e trembnin, kurse korbat, s'fluturonin më ultazi sipër tij. Njerëzit e tij vinin rrallë e më rrallë. Tani nuk vinin më të ndarë në dy grupe armiqësore, por në katër: gruaja me foshnjën veç, të dy prindërit veçmas dhe secili vëlla gjithashtu. Grindja për ndarjen e shpërblimit ishte thelluar gjatë vjeshtës, dhe gjyqi, që kishin hapur për ndarjen e tij, do të ishte, me sa dukej, dëshpërimisht i gjatë. Secila palë vinte e qëndronte përpara maskës...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
armiqësoj:

armiqës/ój kal., -óva, -úar e bëj dikë armik me një tjetër, e fut në armiqësi; kund. miqësoj.

jomiqësor:

jomiqësór,-e mb. që nuk është miqësor: marrëdhënie jomiqësore.

armiqësim:

armiqësím,-i m. veprimi sipas foljeve.

armiqësuar:

armiqësúar (i, e) mb. që është armiqësuar.

armiqësi:

armiqësí,-a f. sh. -(të) keqdashje a urrejtje për dikë, qëndrim si armik; kund. miqësi: armiqësi e vjetër; i lanë armiqësitë.