Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës armiqësoj
armiqësoj:

armiqës/ój kal., -óva, -úar e bëj dikë armik me një tjetër, e fut në armiqësi; kund. miqësoj.

Antonime:
miqësoj
Të ngjashme:
armiqësor:

armiqësór,-e mb. që bëhet nga një armik ose që është karakteristik për të; që shpreh armiqësi: veprimtari armiqësore; qëndrim (ton) armiqësor.

armiqësim:

armiqësím,-i m. veprimi sipas foljeve.

armiqësi:

armiqësí,-a f. sh. -(të) keqdashje a urrejtje për dikë, qëndrim si armik; kund. miqësi: armiqësi e vjetër; i lanë armiqësitë.

çmiqësoj:

çmiqës/ój kal., -óva, -úar prish miqësinë e dikujt me një tjetër.

miqësoj:

miqës/ój kal., -óva, -úar bëj që dy a më shumë veta të lidhin miqësi; pajtoj dy veta a dy palë; kund. armiqësoj.