Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës armiqësi
armiqësi:

armiqësí,-a f. sh. -(të) keqdashje a urrejtje për dikë, qëndrim si armik; kund. miqësi: armiqësi e vjetër; i lanë armiqësitë.

Antonime:
miqësi
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Hanibalin. Pas kësaj ata riaktivizuan politikën e tyre në lindje: më 211 përfunduan një aleancë me etolët, në të cilën tërhoqën më vonë edhe disa shtete të tjera greke, Atalin e Pergamit si dhe shtetin ilir, të përfaqësuar nga Skerdilaidi dhe i biri i tij Pleurati. Duke shfrytëzuar me kujdes armiqësitë e popujve të ndryshëm ndaj politikës pushtuese të Filipit, romakët arritën kështu të krijojnë në Ballkan një koalicion të fuqishëm antimaqedon, që ua lehtësoi shumë peshën e luftës përtej Adriatikut. Filipi u njoftua për aleancën në Pela ku ishte duke dimëruar. Duke ditur se gjendja e krijuar...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...mua një grimë. Njerëzit e "Lundra dhe trape” e vunë re, siç duket, këtë gjë dhe gjatë gjithë pjesës tjetër të bisedës i mëshuan kësaj ane. Ata filluan të flisnin për urat jo vetëm me përçmim, por si për diçka të rrezikshme. Ishte e qartë se përbindëshi i ujërave, “Lundra dhe trape, ishte në armiqësi të egër me përbindëshin e tokës, që ndërtonte rrugë dhe ura. - Natyrisht, - tha kryezoti ynë, - sera që ai nxjerr është e zezë. - E zezë si vdekja, -tha mjekra majuce. Ata panë, siç duket, përsëri atë hijen e zymtisë në sytë e kryezotit tonë, sepse prapë filluan t'u mëshonin parandjenjave...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...që t'i jepte njëfarë sigurie me pamjen e saj të rrokshme, përkundrazi, i kishte shtuar frikën. Mospërfilljes së të vdekurve po i shtohej shpërfillja e saj. Madje, jo vetëm ajo. Ishte diçka më tepër. Ai vrapim i çmendur nën mjegull, ato shpate të përthyera si nga dhembjet nuk tregonin veçse armiqësi. Për disa çaste i qe dukur e pamundur kryerja e misionit. Pastaj, me mundim, ishte përpjekur të merrte veten. Trysninë e pamjes armiqësore të tokës, e sidomos të maleve, ishte munduar ta përballte me ndjenjën e krenarisë për misionin e tii. Copëra fjalimesh e artikujsh, dromca bisedash...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
armiqësim:

armiqësím,-i m. veprimi sipas foljeve.

armiqësoj:

armiqës/ój kal., -óva, -úar e bëj dikë armik me një tjetër, e fut në armiqësi; kund. miqësoj.

armiqësor:

armiqësór,-e mb. që bëhet nga një armik ose që është karakteristik për të; që shpreh armiqësi: veprimtari armiqësore; qëndrim (ton) armiqësor.

miqësi:

miqësí,-a f. sh. -(të) 1. ndjenjë dashamirëse ndërmjet njerëzve pa lidhje gjaku, që mbështetet në besimin dhe në nderimin e ndërsjellë, në qëllime e në ideale të përbashkëta; lidhje a marrëdhënie të mira ndërmjet miqsh (ndërmjet njerëzve, familjeve, vendeve etj.); kund. armiqësi: miqësi e vjetër (e vërtetë, e rreme, e sëmurë); traktat miqësie. 2. përmb. gjithë miqtë e dashamirët: thirri tërë miqësinë; / bised. krushqi: lidhën miqësi.