Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës armbajtës
armbajtës:

armbájtës,-e mb. që përmban ar.

Të ngjashme:
armëmbajtës:

armëmbájtës,-i m. sh. -(it) ai që mban armë; / hist. shqytar.

gazmbajtës:

gazmbájtës,-e mb. gjeol. që ka gaz të djegshëm natyror: shtresë gazmbajtëse.

harkmbajtës:

harkmbájtës,-i m. sh. -(it) hist. harkëtar.

mbajtës:

mbájtës,-e mb., edhe si em. 1. që mban a që ruan diçka; mbartës: mbajtësi i çelësave; mbajtëse veglash. 2. që shërben për ta mbajtur që të mos bjerë ose për të mbështetur diçka: mur (mjet) mbajtës; mbajtësja e hardhisë; / që shoqëron një këngë me zë tjetër: mbajtësi i isos.