Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës armatesë
armatesë:

armatés/ë,-a f. sh. -a(t) min. veshje e faqeve të brendshme të galerive me shtylla druri a betoni; / ndërt. formë prej dërrasash a prej metali, që shërben për të derdhur shtylla a dysheme prej betoni, për të mbajtur pjesë të një vepre që ndërtohet etj.; armaturë.

Sinonime / Të përafërta:
armaturë
Të ngjashme:
armatosI:

armatósI kal., -a, -ur 1. pajis me armë, i jap armë; kund. çarmatos. 2. usht. mbush një armë dhe e bëj gati për qitje; kund. çarmatos: armatos mitralozin. 3. fig. pajis mirë me njohuri për të kryer një veprimtari: armatos me dije.

armatues:

armatúes,-i m. sh. -(it) armator.

armatë:

armát/ë,-a f. sh. -a(t) 1. usht. njësi e madhe ushtarake, që ka disa korpuse a divizione: komandant armate. 2. fig. lart. shumë njerëz që punojnë në një fushë a për një qëllim, ushtri: armata e arsimtarëve (e mjekëve).

armaturë:

armatúr/ë,-aI f. sh. -a(t) armëtore.

armaturë:

armatúr/ë,-aII f. sh. -a(t) min. armatesë.