Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës armate
armatë:

armát/ë,-a f. sh. -a(t) 1. usht. njësi e madhe ushtarake, që ka disa korpuse a divizione: komandant armate. 2. fig. lart. shumë njerëz që punojnë në një fushë a për një qëllim, ushtri: armata e arsimtarëve (e mjekëve).

Sinonime / Të përafërta:
ushtri
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...oficerëve. Hapat e rëndë dukej sikur tronditnin dheun me britmat e shkurtra të oficerëve midis. Katrorët e zinj afroheshin vazhdimisht. Gjithë bulevardi tani nxinte prej tyre, kurse pasqyrimi i dritave të bulevardit mbi helmetat ngjante i turbullt e plot mister, si i një bote të prishur. - Një armatë, - tha gjenerallejtënanti. - Ç'është kjo? - Armata e tyre, - u përgjigj gjenerali. - Siç duket, bëjnë prova për paradën ushtarake. Tutje u dëgjua një gumëzhimë e mbytur motorësh. - Tanket, - tha gjenerali. Tanket u dukën tutje te ura, të mëdha dhe të zeza, me grykat e topave të ndera në errësirë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

... Me fraza të shkurtra, Brokhardi më tregoi plojën e perandorit bizantin mbi ushtrinë e mundur bullgare, kur pesëmbëdhjetë mijë robërve iu qenë nxjerrë sytë. (Ju e dini që ky është dënim zyrtar në Bizant, tha ai). U lanë sytë vetëm njëqind e pesëdhjetë vetave, me qëllim që të udhëhiqnin këtë armatë të verbër drejt kryeqytetit të Bullgarisë. Ditë dhe natë, me gropat e zeza në ballë, lëvizte kjo verbëri drejt vendit të vet. - Ç'tmerr, - tha Brokhardi, duke gëlltitur copëra mishi, - apo jo? Mua më dukej se, sa më shumë hante, në vend që të vinte mish, siç tha vetë me shaka, ai, përkundrazi...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
argate:

argát,-e, -ja f. sh. -e(t).

armatesë:

armatés/ë,-a f. sh. -a(t) min. veshje e faqeve të brendshme të galerive me shtylla druri a betoni; / ndërt. formë prej dërrasash a prej metali, që shërben për të derdhur shtylla a dysheme prej betoni, për të mbajtur pjesë të një vepre që ndërtohet etj.; armaturë.

armatim:

armatím,-i m. sh. -e(t) 1. armatosje. 2. usht. tërësia e armëve, e mjeteve dhe e pajisjeve për luftim: depo armatimi.

armator:

armatór,-i m. sh. -ë(t) min., ndërt. ai që bën armatesa; armatues.

armatues:

armatúes,-i m. sh. -(it) armator.