Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkond
arkond:

arkónd,-i m. sh. -ë(t) hist. titull në hierarkinë feudale, që e mbante një pronar nga paria e vendit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...sllav në Ballkan. Strukturat shtetërore-administrative nuk funksiononin më, ndërkohë që në qytete apo jashtë tyre po zhvilloheshin struktura autonome të qeverisjes. Në qendrat e mëdha, si p.sh. në Durrës, fillon e bëhet fjalë për njerëz me ndikim e pushtet, përfaqësues të aristokracisë vendase (arkondët), të cilët luajnë rol gjithnjë e më të dukshëm në zhvillimet politike të vendit. Vetë pushteti bizantin, duke mos qenë në gjendje të vendoste një kontroll të fortë në provincat e tij të skajshme perëndimore, u detyrua të zbatonte këtu forma specifike organizimi e marrëdhëniesh, forma në të cilat...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
ankand:

ankánd,-i m. sh. -e(t) shitja e diçkaje hapur e me çmimin më të lartë që jep dikush nga të pranishmit. * nxjerr (vë) në ankand (diçka) bëj pazarllëqe me diçka të shenjtë.

askund:

askúnd(i) ndajf. në asnjë vend, asgjëkund(i).

akord:

akórd,-i m. sh. -e(t) 1. muz. harmonia e tre a më shumë tingujve në lartësi të ndryshme. 2. ek. marrëveshje me dikë për të kryer një punë, duke e paguar sipas punës së kryer: punë me akord.

argon:

argón,-i m. kim. gaz i plogët e i rrallë, pa ngjyrë e pa erë, që gjendet në atmosferë dhe që përdoret zakonisht për mbushjen e llambave elektrike (simboli A).