Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkivor
arkivor:

arkivór,-e mb. që lidhet me arkivin, i arkivit; që ruhet në arkiv: dokumente arkivore; kërkime (burime) arkivore.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dhe urdhëresa të veçanta të carit serb parashikonin masa të rrepta, si sekuestrim të pasurisë, damkosje, dëbim e deri dënim me vdekje për të krishterët katolikë e ortodoksë, që nuk pranonin të konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk ripagëzoheshin duke marrë emra sllavë. Krahas dokumenteve arkivore dëshmitarë të ndryshëm të kohës, si udhëtari anonim i vitit 1308, kryepeshkopi frëng i Tivarit, Guljelm i Adës (1332), kardinali italian Guido da Padova (1350), e nënvizojnë me theks të veçantë këtë aspekt të politikës së mbretërve serbë ndaj popullsive të pushtuara josllave, e cila ishte sanksionuar...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arkivoj:

arkiv/ój kal., -óva, -úar 1. zyrt. fut në arkiv. 2. fig. e mbyll përfundimisht një çështje; e lë në harresë. / pës. arkivóhet v. III.

arkivol:

arkivól,-i m. sh. -ë(t) arkë e gjatë për të vdekurin.

ankimor:

ankimór,-e mb. drejt. që lidhet me një ankesë; që përmban një ankim.

arsimor:

arsimór,-e mb. që lidhet me arsimin a me arsimtarët, i arsimit a i arsimtarëve; që përbëhet nga arsimtarë: sistemi arsimor; vit arsimor; drejtori arsimore.

arkivim:

arkivím,-i m. veprimi sipas foljes.