Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkivoj
arkivoj:

arkiv/ój kal., -óva, -úar 1. zyrt. fut në arkiv. 2. fig. e mbyll përfundimisht një çështje; e lë në harresë. / pës. arkivóhet v. III.

Të ngjashme:
arkivol:

arkivól,-i m. sh. -ë(t) arkë e gjatë për të vdekurin.

arkivor:

arkivór,-e mb. që lidhet me arkivin, i arkivit; që ruhet në arkiv: dokumente arkivore; kërkime (burime) arkivore.

ankimoj:

ankim/ój jokal., -óva, -úar drejt. bëj ankesë në një organ të drejtësisë.

arkëtoj:

arkët/ój kal., -óva, -úar fin. derdh të holla në arkë; depozitoj. / pës. arkëtóhet v. III.

arsimoj:

arsim/ój kal., -óva, -úar i jap arsim.