Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkiv
arkiv:

arkív,-i m. sh. -a(t) institucion që grumbullon, ruan, sistemon e boton dokumente me vlerë historike; tërësia e dokumenteve me vlerë të veçantë për veprimtarinë e një institucioni, të një organizate a të një njeriu: Arkivi Qendror i Shtetit; arkivi i Institutit të Historisë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kishte ndodhur ditën e fundit të muajit shëmëhill, pikërisht pranë kufirit turk e shqiptar, dhe ishte kryer sipas të gjitha rregullave të tyre të vjetra, të shkruara në arkivat e shtetit osman. Rregullat e tyre të luftës kërkonin që, përpara fillimit të çdo beteje, vendi që do të sulmohej, qoftë ky një kështjellë, një mur, apo thjesht një llogore, ishte e detyrueshme të munxosej nga munxadhënësi i ushtrisë. Thoshin se në arkivat e vjetra ishte përcaktuar qartë, madje e shoqëruar edhe me një skicë, bëma e munxosjes: hapen pëllëmbët e duarve, shtyhen përpara, si për t'i dhënë shtytjen mallkimit...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...FEUDALE NË SHQIPËRI GJATË SHEK. XI-XIV Prona feudale dhe evoluimi i saj në Shqipëri (shek. XI-XIV) Shekulli X ofron dëshmitë e para historike për format fillestare të pronës feudale në Shqipëri. Ato kanë të bëjnë kryesisht me pronat kishtare, dokumentacioni i të cilave mundi të ruhej më mirë nëpër arkivat e biblotekat e manastireve dhe institucioneve të tjera kishtare. Konkretisht, për vitet 1018 e 1020 ruhen dy akte dhurimi të perandorit bizantin Bazili II për disa nga peshkopatat shqiptare. Në aktet (diplomat) në fjalë bëhet fjalë për numra të ndryshëm klerikësh e parikësh, që përfaqësojnë kategori...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...varret. Tek fliste për këtë të fundit, për herë të parë në sallë ra heshtja. Ajo ishte e tillë, saqë, për një grimë, atij iu duk se midis tij dhe sallës u bë një ndërprerje e plotë: as ai, as salla nuk e dëgjonin më njëritjetrin. Këtë ndjesi shurdhërie e kishte provuar kur, për herë të parë, në arkivat shqiptarë, kishte ndeshur të dhënat për tërmetin. Si një goditje e beftë, ai i kishte trandur të vdekurit, një vit përpara mbërritjes së tij në Shqipëri. Do të besoje në një shkundje në gjumë, njëfarë paralajmërimi për ardhjen e tij... Konferenca e shtypit, si dhe gjithë trazimet e atyre ditëve:...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
arki-:

arki- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “krye” (p.sh. arkidukë, arkitra etj.).

aktiv:

aktív,-e mb. që vepron me gjallëri; që është në përdorim a në punë; veprues; kund. pasiv: jetë aktive; popullsi aktive popullsi që punon; lëndë aktive (spec.); vullkan aktiv; fjalori aktiv (gjuh.); oficer aktiv (usht.).

aktiv:

aktív,-iII m. sh. -e(t) fin. pjesa e bilancit ekonomik të një sipërmarrjeje, që përfshin vlerat materiale, shumën e parave në arkë, të ardhurat dhe detyrimet prej të tjerëve; kund. pasiv.

arkaik:

arkaík,-e mb. i një kohe shumë të vjetër, i lashtë; i vjetruar: fjalë arkaike.

arkivoj:

arkiv/ój kal., -óva, -úar 1. zyrt. fut në arkiv. 2. fig. e mbyll përfundimisht një çështje; e lë në harresë. / pës. arkivóhet v. III.