Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkitekturor
arkitekturor:

arkitekturór,-e mb. që lidhet me arkitekturën, i arkitekturës: zgjidhje arkitekturore.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të vrarë. Si rrjedhojë, edhe numri i familjeve myslimane të qytetit të Tetovës erdhi duke u pakësuar, ndërkohë që rritej numri i tyre në Shkup, i cili mbeti nën pushtimin e pandërprerë osman. Në këtë kohë në Shkup u bënë shumë ndërtime, midis të cilave u dalluan mjaft vepra të rëndësishme arkitekturore dhe artistike. Gjatë shek. XV u ndërtuan vepra monumentale të gjinive të ndryshme, si ndërtime mbrojtëse dhe inxhinierike, ndërtimet e kultit dhe ndërtime të arkitekturës popullore si çarshi, hane, banesa etj.. Midis këtyre veprave shquhen Ura e gurtë në lumin Vardar (Shkup), xhamitë e sulltan...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arkitekturë:

arkitektúr/ë,-a f. mjeshtëria e projektimit, e vendosjes dhe e zbukurimeve të ndërtimeve të ndryshme; arti e stili i kësaj mjeshtërie: arkitektura e qytetit; arkitekturë gotike; fakulteti i arkitekturës; / fig. ndërtimi i diçkaje sipas kësaj mjeshtërie.