Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkitekture
arkitekturë:

arkitektúr/ë,-a f. mjeshtëria e projektimit, e vendosjes dhe e zbukurimeve të ndërtimeve të ndryshme; arti e stili i kësaj mjeshtërie: arkitektura e qytetit; arkitekturë gotike; fakulteti i arkitekturës; / fig. ndërtimi i diçkaje sipas kësaj mjeshtërie.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...efektive se tjetërkund. Mund të pohohet jo pa të drejtë se lulëzimi i demagogjisë në këto mjedise përputhet me lulëzimin e demagogjisë në botën e sotme përgjithsisht dhe është një stil universal në jetën shoqërore dhe politike të njerëzve ashtu sikundër është bërë një stil universal edhe ndërtimi në arkitekturë. Krahas përsosjes së sistemeve shtetërore, të pasurimit të formave të marrëdhënjeve shoqërore, të shtimit të mundësive të shprehjes së njerëzve, në njërën anë, kurse të zhdukjes së disa normave tradicionale e të mungesës së disa normave të reja themelore etike, në anën tjetër, janë shtuar shumë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...ndërtuar në shek. XIII mbi bazën e ndërtimeve më të hershme, ndërsa e fundit në shek. XII. Pjesa më e madhe e këtyre kishave ka qenë zbukuruar me piktura murale. Elemente arkitektonike karakteristike romaniko-gotike ishin të përhapura prej bregdetit të Shqipërisë së Epërme deri në Kosovë, ku kjo arkitekturë pati një lulëzim të veçantë në ndërtimet e kultit në shek. XIV, siç është kisha e manastirit të Deçanit pranë Pejës. Banesat mesjetare i njohim më tepër nga të dhënat burimore. Ato ndërtoheshin me gurë, dru apo të ndërthurura. Çatitë mbuloheshim me furde ose me kashtë. Tjegullat përdoreshin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arkitekturor:

arkitekturór,-e mb. që lidhet me arkitekturën, i arkitekturës: zgjidhje arkitekturore.

arkitekte:

arkitékt,-e, -ja f. sh. -e(t).