Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkimandrit
arkimandrit:

arkimandrít,-i m. sh. -ë(t) fet. titulli më i lartë për murgjit dhe për kryetarët e manastireve ortodokse.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...manastire u kthyen në avanposte të katolicizmit roman në sferën ortodokse, duke luajtur rolin e tyre në ndryshimin e raportit të forcave midis ritit ortodoks dhe atij katolik në zonën e Arbrit. Aty nga mesi i shek. XIII, kisha ortodokse kishte humbur tashmë mjaft terren në këtë zonë. Në vitin 1143 arkimandriti Nil Doksopatri kumton se mitropolisë ortodokse të Durrësit i kishin mbetur vetëm 4 sufragane nga 14 që kishte pasur dikur. Nga këto, tre i përkisnin territorit të Arbrit dhe qenë peshkopatat e Krujës, Kunavisë dhe Stefaniakës, që edhe gjeografikisht ndodheshin më pranë Durrësit. Ndërkaq, më...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"