Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkeologji
arkeologji:

arkeologjí,-a f. shkencë që studion jetën e kulturën e popujve në lashtësi sipas gjetjeve që zbulohen me gërmime.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... ARKEOLOGJIA E VDEKJES Romani - i shkëlqyer - i këtij shkrimtari të ri shqiptar ngrihet, qysh në fillim, mbi anekdotën makabre. Ai i largohet humorit të zymtë, që vetë subjekti duket sikur e kërkon, dhe nëse, për mënyrën e procedimit, të kujton Buzzati-n, nuk mund të mos vihet re, njëherazi, se "Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nuk është, pavarësisht nga përshtypja e parë, një parabolë e mirëfilltë dhe, aq më pak, një përsiatje metafizike. Në rastin më të skajshëm, ky gjeneral që zhvarros ushtarë, të cilët nuk i ka njohur ndonjëherë, për t'i rigrupuar në një ushtri fantazmash, mund të...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...të cilën Straboni e ka quajtur një qytet të madh; sikurse del nga përshkrimet e disa autorëve të tjerë antikë, ai ka qenë shumë i fortifikuar, i rrethuar me mure të larta dhe i vështirë për t’u pushtuar. Për të njohur natyrën e qendërbanimeve të fortifikuara të dalmatëve mund të ndihmonte arkeologjia; por ato qendërbanime kanë mbetur ende të pastudiuara mirë. Sidoqoftë ato nuk u zhvilluan si qendra qytetare, veçse me ndonjë përjashtim të rrallë, por i shërbyen kryesisht popullsisë blegtorale. Duke qenë blegtoria degë kryesore e ekonomisë së viseve të brendshme dalmate, në këto vise u zhvilluan...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arkeologjik:

arkeologjí,-k, -ke mb. që lidhet me arkeologjinë, i arkeologjisë: gërmime (gjetje) arkeologjike; muzeum arkeologjik.

arkeologe:

arkeológ,-e, -ia f. sh. -e(t).

arkeolog:

arkeológ,-u m. sh. -ë(t) specialist në arkeologji.