Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkeolog
arkeolog:

arkeológ,-u m. sh. -ë(t) specialist në arkeologji.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...lista. Eshtrat e një ushtari i kishin gjetur në muzeun e një qyteti fare të vogël në Jug. Muzeun e kishin ngritur ca qytetarë. Në kështjellën e vjetër të qytetit, në një qeli të thellë, ata kishin gjetur, midis të tjerash, edhe eshtrat e një njeriu. Për disa javë rresht, në kafenenë e qytetit, arkeologët amatorë bënin çdo ditë hamendje të ndryshme për këto eshtra. Madje, dy prej tyre ishin duke shkruar një artikull mjaft të guximshëm për ta botuar në ndonjë revistë, kur në qytetin e vogël mbërriti grupi i kërkuesve të eshtrave të ushtarëve. Specialisti kishte kaluar rastësisht nga muzeu dhe...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme. Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arkeologe:

arkeológ,-e, -ia f. sh. -e(t).

arkeologji:

arkeologjí,-a f. shkencë që studion jetën e kulturën e popujve në lashtësi sipas gjetjeve që zbulohen me gërmime.