Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkaik
arkaik:

arkaík,-e mb. i një kohe shumë të vjetër, i lashtë; i vjetruar: fjalë arkaike.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Duke filluar nga shek. VI p.e. sonë, mbase edhe pak më parë, në krahinat jugore të Ilirisë, kalohet gradualisht nga punimi me dorë të lirë i enëve prej balte, në prodhimin e tyre me çark. Prodhimet e para i kemi nga vendbanimi i Trenit (shek. VII). Një pjesë e madhe e poçerisë vendore të kohës arkaike e zbuluar në varrezat tumulare të Kuçit të Zi të Korçës, del e punuar me çark. Një dukuri e tillë vihet re edhe në zonën e Matit e të Kukësit. Futja e teknikës së re në prodhimin e enëve, bëri që poçeria të shndërrohet në një degë të veçantë zejtarie, me të cilën merreshin mjeshtra të specializuar...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...përmenden grykat, malet, bjeshkët, tëbanat, kostarët, malësoret, gjyshet, gjyshat, tufat, gurrat dhe rekuizitat e tjera që, rëndom, e përcjellin një poezi rustikale. Në njëfarë mënyre të gjitha këto këngë janë, sikundër i quan vetë poeti në një cikël të përmbledhjes së dytë Engjujt e rrugëve, kangë arkaike, si me tonin ashtu edhe me disponimin që i karaterizon ato. Azem Shkreli më rrallë ka mundur t'i shohë të këqiat dhe plagët e jetës së fshatit se sa të mirat dhe ekzotikën e saj, prandaj në vjershat e tij, shpesh është shprehur një ndjenjë e flashkët, sentimentale, dhe njëfarë idealizimi i asaj jete...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
arktik:

arktík,-e mb. gjeogr. që lidhet me Arktikun, i Arktikut: akullnajat arktike.

arabik:

arabík,-e mb. që lidhet me Arabinë, i Arabisë: gadishulli arabik.

arki-:

arki- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “krye” (p.sh. arkidukë, arkitra etj.).

arkiv:

arkív,-i m. sh. -a(t) institucion që grumbullon, ruan, sistemon e boton dokumente me vlerë historike; tërësia e dokumenteve me vlerë të veçantë për veprimtarinë e një institucioni, të një organizate a të një njeriu: Arkivi Qendror i Shtetit; arkivi i Institutit të Historisë.

armik:

armí/k,-ku m. sh. -q(të) 1. kundërshtari në luftë. 2. ai që urren dikë dhe përpiqet t’i bëjë keq, që është kundër tij dhe e lufton; ai që urren diçka me gjithë shpirt dhe e lufton atë; diçka e keqe, që sjell dëm, dëmtues; kund. mik: armik i duhanit; darova e armikut - o helm, o thikë (fj. u.).