Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkëtues
arkëtues:

arkëtúes,-i m. sh. -(it) ai që arkëton; depozitues.

Sinonime / Të përafërta:
depozitues
Të ngjashme:
argëtues:

argëtúes,-e mb. që të argëton: shfaqje argëtuese.

farkëtues:

farkëtúes,-i m. sh. -(it) 1. farkëtar1. 2. fig. ai që e kalit dikë; ai që e bën të fortë e të paepur diçka: farkëtues i miqësisë.

anketues:

anketúes,-i m. sh. -(it) ai që bën një anketë.

armatues:

armatúes,-i m. sh. -(it) armator.

arkërkues:

arkërkúes,-i m. sh. -(it) ai që kërkon e nxjerr ar për t’u pasuruar.