Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arkëmort
arkëmort:

arkëmórt,-i m. sh. -ë(t) arkivol.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...garnizoni bizantin e kishte zbrazur më në fund bazën detare dhe se në të kishte hyrë garnizoni turk. Kjo do të thoshte se luftën e kishim në prag. XLVIII Konti u kthye nga varrimi i Komnenit më i mbyllur se ç'iku. Kishin shkuar për gjëmë pothuajse krejt kryezotët e Arbrit por, me sa dukej, arkëmorti i princit plak, rreth të cilit ata u mblodhën, ndoshta për herë të fundit, nuk i kishte bërë më të mençëm, për t'u marrë më në fund vesh me njëritjetrin. Gjithë ato ditë te ne mbretëroi prapë heshtja. Mbi urë prapë s'po kalonte askush. Vetëm një ditë ca dele të trembura të një grigje sesi u...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"