Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arixhi
arixhi:

arixhí,-u m. sh. -nj(të) cigan endacak; rom.

Sinonime / Të përafërta:
rom
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ndahej. Disa nga vendësit thoshin se gropa kishte qenë e dimrit të parë të luftës, të tjerë e bënin më të vonshme. Disa bënin fajtorë arixhinjtë, të cilët, pasi kishin kërkuar medaljonet, që i kujtonin prej argjendi, i kishin hedhur pastaj kufomat me ngut njëra mbi tjetrën. Për përmbytjen, mendimet ndaheshin, gjithashtu. Ajo kishte sjellë ngatërresa vërtet, po ato kishin qenë për gjithë varrezat e krahinës. Madje, kishte gjyqe që vazhdonin ende. Sa për arixhinjtë, dihej se, sa herë kishte kësi ngatërresash, fajësoheshin gjithmonë ata. Lavdi Zotit që hebrenjtë nuk ndiqeshin në këtë vend. Më...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
arithi:

aríthi ndajf. ngritur drejt mbi dy këmbët e prapme; përpjetë: (kali) qëndroi arithi.

akinxhi:

akinxhí,-u m. sh. -nj(të) hist. kalorës i trupave sulmuese e ndëshkuese osmane.

aritmi:

aritmí,-a f. 1. mjek. çrregullim i rrahjeve të zemrës. 2. fig. libr. çrregullim në ritmin e një pune, të zhvillimit etj.

arithe:

aríth/e,-ja f. sh. -e(t) bot. barishte shumëvjeçare, me lule të bardheme të mbledhura si kokë a si qerthull; këputje.

rakixhi:

rakixhí,-u m. sh. -nj(të) përçm. pijanec.