Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arithi
arithi:

aríthi ndajf. ngritur drejt mbi dy këmbët e prapme; përpjetë: (kali) qëndroi arithi.

Sinonime / Të përafërta:
përpjetë
Të ngjashme:
aritmi:

aritmí,-a f. 1. mjek. çrregullim i rrahjeve të zemrës. 2. fig. libr. çrregullim në ritmin e një pune, të zhvillimit etj.

arithe:

aríth/e,-ja f. sh. -e(t) bot. barishte shumëvjeçare, me lule të bardheme të mbledhura si kokë a si qerthull; këputje.

arixhi:

arixhí,-u m. sh. -nj(të) cigan endacak; rom.

drithë:

dríth/ë,-i m. sh. -ëra(t) 1. prodhimi i të lashtave dhe i misrit: hambar (depo) drithi; shiko drithin e jo thesin! (fj. u.) shiko punën e jo gunën! 2. kryes. sh. bot. barishte njëvjeçare, që bëjnë kokrra në kalli, të cilat përdoren si ushqim; bimët e bukës: drithëra pranverore; shushunja e drithërave (zool.).

qirithi:

qiríthi ndajf. ngritur mbi dy këmbët e prapme (për kafshët); arithi; drejt përpjetë: u ngrit (rrinte) qirithi.