Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arithe
arithe:

aríth/e,-ja f. sh. -e(t) bot. barishte shumëvjeçare, me lule të bardheme të mbledhura si kokë a si qerthull; këputje.

Sinonime / Të përafërta:
këputje
Të ngjashme:
arithi:

aríthi ndajf. ngritur drejt mbi dy këmbët e prapme; përpjetë: (kali) qëndroi arithi.

urithe:

uríth/e,-ja f. sh. -e(t) bot. shkurre e vogël, me gjethe të ashpra e me qime dhe me lule të verdha ose të bardha në vile.

drithë:

dríth/ë,-i m. sh. -ëra(t) 1. prodhimi i të lashtave dhe i misrit: hambar (depo) drithi; shiko drithin e jo thesin! (fj. u.) shiko punën e jo gunën! 2. kryes. sh. bot. barishte njëvjeçare, që bëjnë kokrra në kalli, të cilat përdoren si ushqim; bimët e bukës: drithëra pranverore; shushunja e drithërave (zool.).

afishe:

afísh/e,-ja f. sh. -e(t) fletë e madhe me njoftime e me vizatime për një shfaqje, për një ndeshje sportive etj., e cila ngjitet në një vend të dukshëm.

aritmi:

aritmí,-a f. 1. mjek. çrregullim i rrahjeve të zemrës. 2. fig. libr. çrregullim në ritmin e një pune, të zhvillimit etj.