Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arian
arian:

arián,-i m. kryes. sh. -ë(t) hist. pjesëtar i popujve të lashtë, që flisnin në gjuhët indoevropiane.

arian:

arián,-e që lidhet me arianët, i arianëve: popullsi ariane; gjuhët ariane.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shumë qytete të vogla dhe u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe ». Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmëruar athinasit për rrezikun që i kërcënonte nga mbreti maqedon, vë në dukje gjithashtu se « Filipi po fortifikonte qytete në Iliri ». Pak më vonë historianët grekë të shek. II p.e. sonë Ariani e Rufi përmendin me emër Polionin si qytet i Dasaretisë, kurse historiani i shek. IV p.e. sonë Theopompi përmend qytetin Oidanton. Më në fund nga të dhënat numizmatike të fillimit të shek. IV p.e. sonë mësojmë emrin e një qyteti të rëndësishëm ilir, Damastion. Kuptohet se origjinën e këtyre qyteteve...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
ardian:

ardián,-i m. kryes. sh. -ë(t) hist. pjesëtar i fisit ilir që banonte midis liqenit të Shkodrës dhe Dalmacisë.

ardian:

ardián,-e mb. që lidhet me ardianët, i ardian.ve: fisi ardian.

afgan:

afgán,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Afganistanit ose me prejardhje nga Afganistani.

afion:

afión,-i m. bised. 1. opium. 2. si mb. shumë i verdhë a i zbehtë: u bë afion (dikush).