Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ari
ari:

arí,-u m. sh. -nj(të) zool. kafshë e egër gjitare e mishngrënëse, me trup të madh, me qime të murrme a të bardha: ariu polar (i bardhë); putër (lëkurë) ariu; s’ngopet ariu me miza (fj. u.); s’trembet ariu nga mushkonjat (fj. u.).

ar:

ar,-iI m. 1. kim. metal i rrallë, i çmuar, me ngjyrë të verdhë e i butë, që përdoret për monedha, për stoli etj.; flori (simboli Au): shufër (unazë, varëse) ari; fill ari fill i praruar për qëndisje; jelek ari jelek i qëndisur me fije ari. 2. fig. diçka me shumë vlerë: ari i zi nafta; ari i bardhë pambuku; ari i gjelbër pyjet. 3. si mb. fig. shumë i çmueshëm, i artë: e ka zemrën ar. 4. si mb. fig. i verdhë e i ndritshëm, i artë: me flokët ar; gjethet ar të vjeshtës.

ar:

ar,-iII m. sh. -ë(t) njësi matjeje e sipërfaqes së tokës, e barabartë me njëqind metra katrorë (shkurt. a).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...këtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshët e vjetra qëndruan vetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit. Krahas tyre u shfaqën dhe kafshët karakteristike vetëm për kushtet e klimës së ftohtë. Të tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj.. K R E U I LIN DJA DH E FORM IM I I BASH KËSISË PRIM ITIVE Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës. Në luftën për të përballuar vështirësitë klimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj kohe bëri hapa të rëndësishëm drejt përparimit; u strehua...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...sa më bukur dhe sa më shpesh. Në rastet e këtilla, të rralla dhe solemne, posaçërisht interesante është snobesha e snobit. Ajo është e veshur dhe e ngjeshur ose sipas modës së shekujve të shkuar, ose sipas modës më të re dhe është e stolisur me gushore, hallhalle, unaza dhe rekuizita të tjera prej ari, në raste më të shpeshta të importuara prej Amerikës, Greqisë, Italisë apo Francës. Snobesha nuk stoliset me mallin e vendeve të Lindjes për shkak se këtë mall e nënçmon si mall të lirë. Snobi reklamohet me sukses të posaçëm edhe në rrugë, me anën e veturës, që është rekuizit i domosdoshëm i snobizmit...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...që kishin mbetur pa u gjetur ende shumë ushtarë. Atëherë, të lodhur e të rraskapitur, u nisën prapë për udhë të madhe. Ec e ec e udha s'kishte të sosur. Ishte dimër, binte borë. Po ariu? Atëherë u doli përpara ariu. Zakonisht, përralla që gjenerali e përsëriste me vete pothuaj çdo mbrëmje dhe që mendonte t'ia tregonte, porsa të kthehej në shtëpi, njërës prej mbesave të tij, mbaronte me pyetjen e saj “po ariu?”. Mbesa e vogël, si shumica e vocërrakëve, bënte kësi pyetjesh, kur dëgjonte përralla. KREU I NËNTËMBËDHJETË Më në fund, ditën e dhjetë ata filluan të uleshin. Udha automobilistike...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...fshehtë e u tha vetëm se ishte “burrë në zë në Malet e Mëdha". Si çdo vit, gjahu u bë me gjithë madhështinë e duhur. Brirët e gjahut, patkonjtë e kuajve, zogoria e qenve e zgjuan për njëzet e katër orë rresht Humbëtirën e Ujkut. S'pati ndonjë fatkeqësi, përveç vdekjes së një ndjekësi, që e çau ariu, si dhe ndrydhja e këmbës së NikollëZaharisë, që i shqetësoi sidomos bujarët, por që kaloi shpejt. Koha mbajti mirë. Në mbarim të gjahut, në kthim, nisi të borëtonte lehtë, dhe vargu i gjahtarëve, ashtu i pahitur nga bora, dukej edhe më i bukur. Megjithatë, tek i shihje ashtu rresht, një angështi...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
afri:

afrí,-a f. sh. -(të) 1. lidhje gjaku a familjare, farefisni; / përmb. farefis. 2. ngjashmëri e madhe: afri në mendime; afri gjuhësh (gjuh.).

ajri:

ajrí,-a f. poet. ajër.

ani:

aní ndajf. bised. 1. pastaj, më vonë. 2. si fj. ndërm. s’prish punë, paçka: ani, do të pres.