Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës argument
argument:

argumént,-i m. sh. -e(t) arsyetim që vërteton a që kundërshton një mendim; provë që mbron a që hedh poshtë diçka: argument bindës (shkencor); sjell argumente; flet me argumente.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto: Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...se për pohimet e këtilla nuk ka kurrfarë mbështetje pak si më të bindshme, atëherë rëndomë pohon se si të parët e tij ishin të shquar qoftë si qatipa të administratës turke, qoftë si haxhinj apo hoxhollarë. Snobi që ka pasur fatin e keq të lindet në fshat vetëvetiu është i shtrënguar të kërkojë argumente të tjera për të dëshmuar origjinën e tij të shtrenjtë. Herat më të shpeshta ky snob bashkëkohor të f let se si të parët e tij janë shquar në luftërat kundër pushtuesve turq dhe armiqve të tjerë të shqiptarëve, se si prej shtëpisë së tij kanë dalë burra të njohur, trima të mëdhenj, se si dikush prej...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
agrement:

agremént,-i m. sh. -e(t) dipl. pëlqimi që jep qeveria e një shteti për të pranuar përfaqësuesin diplomatik të një shteti tjetër: mori agrementin.

argumentoj:

argument/ój kal., -óva, -úar vërtetoj a kundërshtoj me argumente; mbroj a hedh poshtë me argumente. / pës. argumentóhet v. III.

argumentim:

argumentím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: argumentim i dobët.