Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës argjilor
argjilor:

argjilór,-e mb. deltinor: tokë argjilore.

Sinonime / Të përafërta:
deltinor
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...në ndeshjen e saj të parë me zgjedhën prej guri që po i vinin sipër, Ujana e Keqe ishte mposhtur. Mbeturinat që ajo përfshiu, si dhe një murator të dehur, që s'di si e mori shtjella, ishin shumë pak për hakmarrjen e saj. Ujërat vazhdonin të iknin larg, të turbullta si askurrë, dhe, nga balta argjilore që merrte me vete, Ujana e Keqe dukej si e përgjakur. Njerëzit shihnin ata dhëmbë të gurtë që ishin ngulur mu në shpinë të saj dhe u vinte keq për të. Do të fryhet ende, thoshin ata, do ta marrë veten pas lëngatës së verës dhe pastaj do të shohim ç'gjëmë do të bëjë. Mirëpo kaluan dy...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
argjilë:

argjíl/ë,-a f. sh. -a(t) deltinë.