Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës argjendtë
argjendtë:

argjéndtë (i, e) mb. 1. i bërë prej argjendi; i larë a i veshur me argjend: unazë e argjendtë; enë të argjendta. 2. që ka ngjyrën e shkëlqimin e argjendit: flokë të argjendtë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...zhvilluar të tyre. Nëpërmjet këtyre qyteteve, në Iliri hynin mallrat e importit, midis të cilave vendin më të rëndësishëm e zinin ato që vinin nga brigjet e përtejme të Adriatikut. Dyrrahu dhe Apolonia fillojnë të hedhin në treg monedha të reja argjendi, ndër të cilat përhapje të gjerë merr drahma e argjendtë e këtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht për tregtinë me botën ilire, prandaj edhe me të drejtë është pagëzuar « drahma ilire ». Shfaqje e re e kësaj kohe është prerja nga këto qytete e monedhave të bronzit. Vënia në qarkullim dhe pranimi në masë, siç tregojnë gjetjet, i këtyre monedhave...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
argjendar:

argjendár,-i m. sh. -ë(t) mjeshtër që punon sende prej ari e prej argjendi; arpunues.

argjendoj:

argjend/ój kal., -óva, -úar laj a vesh diçka me argjend; / i jap ngjyrë argjendi. / pës. argjendóhet v. III.

argjendor:

argjendór,-e mb. poet. i argjendtë: dritë argjendore.

argjendim:

argjendím,-i m. veprimi sipas foljes: argjendimi i gjetheve në vjeshtë.

argjend:

argjénd,-i m. 1. kim. metal i rrallë e i çmuar, i butë e me ngyrë të bardhë të shndritshme, që përdoret për të bërë stoli, monedha etj. (simboli Ag): kupë (lugë) argjendi; fill argjendi fill i argjendtë për qëndisje; ngjyrë argjendi. 2. si mb. i argjendtë.