Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës argjendari
argjendari:

argjendarí,-a f. 1. përmb. sendet e stolitë prej argjendi, argjendurinat. 2. mjeshtëria e argjendarit. 3. punishte ku bëhen sende prej ari e prej argjendi; / dyqan ku shiten sende e stoli të tilla.

argjendar:

argjendár,-i m. sh. -ë(t) mjeshtër që punon sende prej ari e prej argjendi; arpunues.

Sinonime / Të përafërta:
argjendurinat
Të ngjashme:
argjendare:

argjendár,-e, -ja f. sh. -e(t).

argjenduar:

argjendúar (i, e) mb. i larë a i veshur me argjend: pirunj të argjenduar.

argjendor:

argjendór,-e mb. poet. i argjendtë: dritë argjendore.