Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës argjend
argjend:

argjénd,-i m. 1. kim. metal i rrallë e i çmuar, i butë e me ngyrë të bardhë të shndritshme, që përdoret për të bërë stoli, monedha etj. (simboli Ag): kupë (lugë) argjendi; fill argjendi fill i argjendtë për qëndisje; ngjyrë argjendi. 2. si mb. i argjendtë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...diferencimi shoqëror në gjirin e shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella të Ilirisë Qendrore e Veriore. Në këto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin e shoqëronin armë të kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte të tjera të importuara nga viset përreth, që i takonin shtresës së pasur të aristokracisë fisnore. Federatat fisnore Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin e diferencimit social, u bë burim konfliktesh në shoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e. sonë. Në këtë kohë morën përpjesëtime...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...fluturojnë të qetë drejt qytetit dhe unë e marr me mend se si, në këto çaste, në Gjirokastër ulërijnë sirenat dhe njerëzit zbresin nëpër qilare dhe të vjen çudi se si gjithë këtë tmerr e shkaktojnë ato dy-tri gjëra të vockla, që Auturojnë duke shndritur e vezulluar nën rrezet e diellit, si ca pare argjendi të hedhura në qiell. I fundit qëllon kundërajrori i kështjellës, një gërdallë e vjetër, me të cilën mahiten të gjithë. Që këtej duket mirë se si manovrojnë aeroplanët, si bien kryepingulthi mbi aeroportin ushtarak, lëshojnë bombat dhe pastaj ikin përsëri të qetë e shndritës, sikur të mos kishin...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
argjendar:

argjendár,-i m. sh. -ë(t) mjeshtër që punon sende prej ari e prej argjendi; arpunues.

argjendoj:

argjend/ój kal., -óva, -úar laj a vesh diçka me argjend; / i jap ngjyrë argjendi. / pës. argjendóhet v. III.

argjendor:

argjendór,-e mb. poet. i argjendtë: dritë argjendore.

argjendtë:

argjéndtë (i, e) mb. 1. i bërë prej argjendi; i larë a i veshur me argjend: unazë e argjendtë; enë të argjendta. 2. që ka ngjyrën e shkëlqimin e argjendit: flokë të argjendtë.

urgjent:

urgjént,-e mb. i ngutshëm; i menjëhershëm: punë (mbledhje) urgjente; masa urgjente; telegram urgjent.