Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës argat
argat:

argát,-i m. sh. -ë(t) punëtor me mëditje te një pronar tokash.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vetëm me një status të posaçëm të këtyre krahinave ilire. Marrëdhëniet e reja agrare të vendosura në Iliri gjatë sundimit romak e keqësuan shumë gjendjen sidomos të asaj pjese të fshatarësisë ilire që i ishin grabitur tokat. Fshatarët e mbetur pa tokë u detyruan të iknin dhe të kërkonin punë si argatë në qytetet dhe në minierat. Ata që mbeteshin në fshat për të jetuar, u shtrënguan të punonin si mëditës - arrendatorë - në pronat tokësore të qyteteve dhe të latifondistëve romakë. Në veprën e tij « Mbi ekonominë fshatare » shkrimtari romak Varroni shkruan për ekzistencën në shek. I të erës sonë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
argas:

argás kal., -a, -ur bised. regj.

argate:

argát,-e, -ja f. sh. -e(t).

afgan:

afgán,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Afganistanit ose me prejardhje nga Afganistani.

agrar:

agrár,-e mb. bujqësor: vend agrar; / që lidhet me pronësinë mbi tokën bujqësore: reformë agrare.

agregat:

agregát,-i m. sh. -e(t) tek. grup veglash në një makinë a sistem makinash të ndryshme, që bëjnë së bashku një punë: agregat bujqësor.