Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës argëtues
argëtues:

argëtúes,-e mb. që të argëton: shfaqje argëtuese.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...edhe në letërsinë tonë në kohën kur numri i shkrimtarëve që ishin të disponuar ta shikonin jetën me buzë në gaz ishte tejet i vogël në Kosovë. Është plotësisht e natyrshme që një krijues me natyrë të tillë t'ia fillojë më së pari të mirret me shkrime për më të vegjlit. Fëmijët kërkojnë një letërsi argëtuese dhe edukative; ata duan mendime të lehta dhe të qarta, ndjenja të kthjellta dhe optimiste. Duke qenë prore plot gaz dhe hare ata dhe e kërkojnë një letërsi të hareshme, përmes së cilës do t'i kënaqin ëndërrimet e tyre të shpeshta dhe aq shpesh të parealizueshme. Tani disa vite Rifat Kukaj i plotëson...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
arkëtues:

arkëtúes,-i m. sh. -(it) ai që arkëton; depozitues.

armatues:

armatúes,-i m. sh. -(it) armator.

farkëtues:

farkëtúes,-i m. sh. -(it) 1. farkëtar1. 2. fig. ai që e kalit dikë; ai që e bën të fortë e të paepur diçka: farkëtues i miqësisë.

vargëzues:

vargëzúes,-i m. sh. -(it) keq. ai që bën vjersha të dobëta; bejtar.