Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arenë
arenë:

arén/ë,-a f. sh. -a(t) sheshi në mes të cirkut a të stadiumit; fusha ku zhvillohet një ndeshje, një betejë etj.: arena e shfaqjes. 2. fig. fushë veprimtarie, ku ndeshen palë a rryma kundërshtare, skenë, shesh: në arenën ndërkombëtare (politike).

Sinonime / Të përafërta:
shesh
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...apo thjesht karieriste, nuk janë të aftë për heshtjen si gjest filosofik. Për një heshtje të tillë, filosofike, shpesh është e nevojshme një kurajë e madhe qytetare, një moral i lartë, një karakter i fortë, që nuk i kanë protejt e shumtë të kësaj bote, që e konsiderojnë jetën dhe shoqërinë si një arenë, nëpër të cilën do të defilojnë me sukseset e tyre individuale, familjara dhe shoqërore. Ata s'mund të harrojnë se jo rrallë, po aq sa mund të jetë e rrezikshme fjala mohuese dhe refuzuese, po aq mund të jetë e rrezikshme për autorin e saj edhe heshtja e krijuesit, sepse, gjithmonë janë gjetur dhe...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...për aspiratat e saj në kushtet e një Greqie të dobësuar nga lufta e brendshme. Sukseset në perëndim e kishin rritur oreksin e qarqeve sunduese skllavopronare romake dhe e kishin bërë më të fuqishme tendencën për të mos e ndarë sundimin e Mesdheut me fuqi të tjera, kurse dalja e shtetit ilir në arenë u shkonte ndesh këtyre tendencave. Midis kontradiktave të thella që kishin përfshirë në këtë kohë botën mesdhetare, ato të shtetit ilir me Romën dolën në plan të parë dhe shkaktuan konfliktin e armatosur të vitit 229. Në të ardhmen këto kontradikta do të thellohen e do të shtrihen gjithnjë më...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arendë:

arénd/ë,-a f. ek. shfrytëzim i përkohshëm i një toke me qira.

drenë:

drén/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bujq. gyp prej deltine të pjekur, që vendoset në kanale të mbuluara për të kulluar tokat. 2. mjek. gyp i ngushtë që u vihet plagëve për të kulluar.

marenë:

marén/ë,-a f. sh. -a(t) bot. shkurre me gjethe të holla e të tulta, që përdoret kryesisht për zjarr; konopishtë: s’bëhet lundra me dru marene (fj. u.).

rrenë:

rrén/ë,-a f. sh. -a(t) bised. gënjeshtër: rrenë me bisht; rrena në diell; be në rrenë betim duke e ditur se është i gënjeshtërt; e la në rrenë e gënjeu; e mashtroi, nuk e mbajti fjalën.

arnë:

árn/ë,-a f. sh. -a(t) 1. copë e vogël cohe a lëkure, që qepet në një petk, në këpucë etj. për të zënë një vrimë ose një të grisur: pantallona me arna; / vrimë a gropë diku, e zënë ose e mbushur me diçka: kusi me arna; mur (rrugë) me arna. 2. fig.diçka që përdoret për të mbuluar një të keqe, një të metë, një dobësi etj.: jetë me arna.