Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ardhur
ardhur:

árdhur (i, e) mb. shih te vij.

ardhur:

árdhur,-a (e) f. sh. -a(t) (të) shih te vij.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...siç e thërresin shkurt. por edhe më tutje, madje edhe përtej kufijve të shtetit të Arbrit, në pjesët e tjera të gadishullit. Kjo paska ndodhur qysh në dimrin e vitit 1367, dhjetë vjet më parë, kur të gjitha trapet e kalimit nëpër lumenj, gjire e liqene, i paska blerë një njeri i çuditshëm, i ardhur Zoti e di nga, emrin e të cilit s'e di askush, madje thonë se ai s'ka emër tjetër veç atij "Lundra dhe trape", që ka mbirë kudo, si të ishte një bimë që buis gjithandej ku ka ujëra dhe lagështirë. Thonë se edhe në shtëpinë e vet të madhe, prej nga drejton punët, ai ka të njëjtën pllakë, madje...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...subjektiv, duhet pranuar se ky subjektivizëm është mjaft i veçantë. Ismail Kadareja i lejon të shohë “beroit" të vet - pra, të tregojë - vetëm çka i përshtatet atij, domethënë, atë që përputhet me natyrën e tij dhe, posaçërisht, atë të një gjenerali që vjen në një tokë të huaj, njësoj siç kishin ardhur ushtritë fashiste, mbledhjen e pasojave dhe të provave të pakundërshtueshme të bumbjes së tij. Tërë shkallëzimi dramatik i romanit mbështetet mbi këtë përmbysje / inversion: një gjeneral (që mund të kishte marrë pjesë në këtë luftë) vjen për të mbledhur fantazmat e një ushtrie të vdekur njësoj...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

... kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje. Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ato shprehin vetëm dy pikëpamje, njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa tjetra si popullsi autoktone të formuar në truallin historik të Ilirisë. Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...kishte qenë më e sinqertë, mendoi për Migenën. E dinte që shoqen e kishte të internuar dhe i kërkonte libër për të... Pas ikjes së saj herën e fundit, tek ishte afruar te biblioteka për të ngritur librat e rrëzuar, kishte ndier turp për atë që kishte bërë. Edhe vetë ishte befasuar nga i kishte ardhur gjithë ai tërbim. Jo vetëm titujt, por lënda e librave, sidomos e njërit prej tyre, “Toponomastikës”, u duk se gjatë rrëzimit po zbërthehej si në tërmet. Emërtime vendesh, përrenjsh e shtigjesh shembeshin prore: Kodra e Qyqes, Prita te Tri puset, Kurthi i Zekës, Gropa, Korbi, Rrëzoma e keqe...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...meridiane dhe vende të ndryshme. Konstatimi, ndërkaq, doemos nënëkupton pohimin se mediokritete ka pasur, gjithmonë dhe gjithkund, në çdo mjedis, në çdo shtresë sociale, në çdo shoqëri, në çdo sistem, në vendet e zhvilluara dhe të prapambetura, në vendet e lira dhe të robëruara, kurse numri i tyre ka ardhur duke u shtuar gjithnjë e më shumë jo vetëm pse është shtuar numri i popullatës në botë, por edhe pse janë shtuar fushat dhe format e veprimtarisë nëpër të cilat njeriu, si krijesë psikologjike dhe sociale, manifeston vetëveten, prirjet dhe aftësitë e tij të vogla, të mëdha apo mesatare si edhe karakterin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bardhur:

bárdhur (i, e) mb. i zbardhur.

mardhur:

márdhur (i, e) mb. që ka mardhur: me këmbë të mardhura.

ardhëm:

árdh/ëm (i), -me (e) mb. i ardhshëm.

ardhës:

árdhës,-i m. sh. -(it), edhe si mb. 1. banor i ardhur nga një vend tjetër; kund. anas, vendës, rrënjës. 2. fëmijë që një grua e sjell me vete kur martohet përsëri; thjeshtër.