Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ardhshem
ardhshëm:

árdhsh/ëm (i), -me (e) mb. që vjen pas së tashmes, që pritet të vijë; që do të jetë a do të bëhet në të ardhmen; i nesërm: javën e ardhshme; mjek i ardhshëm; koha e ardhshme gjuh.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...synimeve të saj në luftën kundër shemrës së vet, "Lundra dhe trape", armike e egër e idesë së urës. Kadareja, me anë të shtjellimit të fabulës, e ka vënë theksin mbi një nga themelet e sistemit stalinian: ftesa për flijim. Secili duhet të flijohet qoftë për atdheun, partinë, qoftë për brezat e ardhshëm. Ideja e flijimit shfaqet përsëri në vitet '80 te "Bija e Agamemnonit", vepër që, ashtu si “Ura me tri harqe", ka për referencë Efigjeninë antike. “Ura me tri harqe” fut në skenë një dekor të përbashkët për shumë tekste: Bujtina e dy Robertëve - emër që vjen nga dy kryetarë kryqëzatash që patën...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...radhë nga deti. Pasi ndërtoi në skelat e Maqedonisë 100 anije, në verë të vitit 216 doli në ishujt e Jonit. Kur u sigurua se flota romake ishte larg, lundroi për në brigjet e Ilirisë. Në planin e tij ishte pushtimi i Apolonisë, të cilën e mendonte si bazën më të përshtatshme për aksionin e tij të ardhshëm. Por, kur iu afrua grykës së Aosit, mori papritur, lajmin se anijet romake ishin drejtuar për në Apoloni. Pa sqaruar ende fuqinë e kundërshtarit, flota maqedone u tërhoq në panik. Skerdilaidi që e kishte ndjerë rrezikun e një sulmi nga deti ua kishte bërë të ditur këtë gjë romakëve dhe kishte...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... i ngarkuar me një mision qeveritar. Veç kësaj, ky mision ishte tepër i përzishëm. Dhe, më në fund, rreth e rrotull ishte po ai popull, me të cilin ushtarët e tij ishin përfytur për vdekje. Gjenerali uli sytë mbi hirnoren e mbushur me bishta cigaresh. Ai e kuptoi se në javët dhe në muajt e ardhshëm të këtij shtegtimi të gjatë, që porsa kishte nisur, ai nuk do t'i përsëriste më këto fjalë. Rebelimi i shkurtër ishte shtypur menjëherë. Këndej e tutje ai do të ishte me ta. Vazhdimisht. Po, ishte lodhur shumë. Gjithë ato rrugë të vështira, ato varre të lagura, aty-këtu grumbuj-grumbuj, aty-këtu...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
ardhshme:

árdhshm/e,-ja (e) f. e ardhme.

argoshem:

argósh/em vetv., -a (u), -ur më mbushet trupi me argoshë.

radhohem:

radhóhem vetv. 1. radhitem. 2. rreshtohem.

lodhshëm:

lódhsh/ëm (i), -me (e) mb. që të lodh, që të sjell lodhje: punë (rrugë, ditë) e lodhshme.

lodhshëm:

lódhshëm ndajf. në mënyrë të lodhshme, si i lodhur: vështronte lodhshëm.