Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ardhme
ardhme:

árdhm/e,-ja (e) f. 1. koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes: në një të ardhme të afërt; / gjuh. koha e ardhme. 2. gjendje e mirë që pritet të vijë; kushtet e ngjarjet që do të ndodhin: e ardhme e sigurt; ka të ardhme; njeri pa të ardhme.

ardhëm:

árdh/ëm (i), -me (e) mb. i ardhshëm.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...parë një armëpushim me epirotët, në bazë të të cilit u kthenin atyre qytetin dhe robërit që ishin qytetarë të lirë, kundrejt një shpërblimi, kurse skllevërit dhe plaçkën i mbajtën për vete. Ushtria dhe flota morën rrugën e kthimit duke marrë me vete, me sa duket, edhe premtimin për një aleancë të ardhme. Dhe me të vërtetë kjo nuk vonoi të përfundohet. Përfaqësuesit epirotë arritën me të shpejtë te mbretëresha ilire dhe përfunduan me të një aleancë, duke marrë përsipër të ndihmonin ilirët dhe të jenë armiq të etolëve dhe të ahejve. Po këtë gjë bënë edhe akarnanët, të cilët kishin ardhur së bashku...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
ardhje:

árdhj/e,-a f. sh. -e(t) shih te vij.

ardhës:

árdhës,-i m. sh. -(it), edhe si mb. 1. banor i ardhur nga një vend tjetër; kund. anas, vendës, rrënjës. 2. fëmijë që një grua e sjell me vete kur martohet përsëri; thjeshtër.

ardhur:

árdhur (i, e) mb. shih te vij.

ardhur:

árdhur,-a (e) f. sh. -a(t) (të) shih te vij.