Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ardhmëri
ardhmëri:

ardhmërí,-a f. ardhshmëri.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...nuk është gjuhë dialektale, por, me ndonjë ndryshim që ka sjellë zhvillimi historik i shqipes, është gjuha e sotme letrare, çka s'mund të thuhet për gjuhën poetike të ndonjë shkrimtari tjetër të kohës së tij. Rëndësia e Naim Frashërit për kulturën tonë do të pohohet, pra, në qoftë se thuhet se ardhmëria i ka dhënë të drejtë edhe sa i përket gjuhës. Është e natyrshme që pohimeve të këtilla t'u pasojë pyetja: si është e mundur që një shkrimtar, i cili të gjitha veprat e tij i ka shkruar në një vend të huaj, gjuha e të cilit i është kanosur gjuhës së tij kombëtare, të bëhet themelues i gjuhës letrare...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
anshmëri:

anshmërí,-a f. libr. të qenët i anshëm; anësi.

ardhshmëri:

ardhshmërí,-a f. gjendja dhe ngjarjet në kohën e ardhshme; / e ardhme.