Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ardhje
ardhje:

árdhj/e,-a f. sh. -e(t) shih te vij.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të krahinës përreth, ai punonte në urë me mëditje dhe duhej të merrte një pagë të zakonshme, siç qe e zakonshme çdo gjë në jetën e tij. Një tjetër njeri i kontit kishte ardhur dhe aty pranë u pëshpëritën prapë ato fjalë. - Kur? - Pak pas mesnate. Dukej sikur ky qëndrim i ngrirë në këmbë, kjo ardhje rishtazi e dikujt dhe përsëritja e po atyre fjalëve do te vazhdonin gjer në fund të botës. Herë-herë ndiheshin fjalët vëllath. vëllath" të motrës. Kurse nëna e kishte ngulçin edhe më të mbytur. Vetëm një herë tha: “të vranë bir”. Dhe paspak fare ultazi shtoi: “sikur të të kish nëna tepër". ...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
ardhme:

árdhm/e,-ja (e) f. 1. koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes: në një të ardhme të afërt; / gjuh. koha e ardhme. 2. gjendje e mirë që pritet të vijë; kushtet e ngjarjet që do të ndodhin: e ardhme e sigurt; ka të ardhme; njeri pa të ardhme.

bardhje:

bárdhje mb. i bardhë (për disa pemë): qershi bardhje.

hardhje:

hárdhj/e,-a f. sh. -e(t) 1. zool. hardhucë: hardhuca e blertë zhapiu. 2. mjek. bised. difteria.

urdhje:

úrdhj/e,-aI f. mjek. sëmundje lëkure, zakonisht te fëmijët, me puçrriza e me leskra sidomos në duar, në qafë e në fytyrë.

urdhje:

úrdhj/e,-aII f. bot. rrushqyqe.