Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ardhës
ardhës:

árdhës,-i m. sh. -(it), edhe si mb. 1. banor i ardhur nga një vend tjetër; kund. anas, vendës, rrënjës. 2. fëmijë që një grua e sjell me vete kur martohet përsëri; thjeshtër.

Sinonime / Të përafërta:
thjeshtër
Antonime:
anas
vendës
rrënjës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...më e ulët e karakterizuar me qeramikën e saj trashanike, që i atribuohet pikërisht kësaj dyndjeje. Në procesin e shtjellimit të këtyre ngjarjeve dhe të përzierjeve etnike dhe kulturore të popullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane të hershme, me ardhësit e rinj indoevropianë të stepave u formua edhe baza mbi të cilën nisën të zhvillohen në kushte të veçanta edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
ardhëm:

árdh/ëm (i), -me (e) mb. i ardhshëm.

ardhje:

árdhj/e,-a f. sh. -e(t) shih te vij.

ardhme:

árdhm/e,-ja (e) f. 1. koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes: në një të ardhme të afërt; / gjuh. koha e ardhme. 2. gjendje e mirë që pritet të vijë; kushtet e ngjarjet që do të ndodhin: e ardhme e sigurt; ka të ardhme; njeri pa të ardhme.

ardhur:

árdhur (i, e) mb. shih te vij.

ardhur:

árdhur,-a (e) f. sh. -a(t) (të) shih te vij.