Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arbitrar
arbitrar:

arbitrár,-e mb. që caktohet rastësisht; që bëhet sipas dëshirave a tekave të dikujt: vendim arbitrar; qëndrim arbitrar; / që vepron me kokë të vet: njeri arbitrar.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...në fund të pranonte paqen me kundërshtarin në kushte të favorshme për këtë. Alketës II iu desh të ndryshonte dhe politikën e vet dhe të bënte aleancë me Maqedoninë. Ky veprim krijoi një opozitë të fortë në Epir, kundër së cilës ai luftoi me ashpërsi, por pa rezultat. Ndërkaq, veprimet e tij arbitrare, shkaktuan zemërimin e popullsisë, që shpërtheu në një kryengritje hakmarrëse dhe që përfundoi me vrasjen e Alketës II dhe të bijve të tij. Në vitin 307 p.e. sonë u duk sikur gjendja do të ndryshonte. Glaukia, duke mos e parë me sy të mirë fuqizimin e ndikimit maqedon në Epir, ndërhyri me forcë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arbitrazh:

arbitrázh,-i m. zyrt. organ i posaçëm, që merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me karakter ekonomik, financiar etj.: e çoi çështjen në arbitrazh.

arbitroj:

arbitr/ój kal., -óva, -úar sport. gjykoj një ndeshje. / pës. arbitróhet v. III.

arbitrim:

arbitrím,-i m. sh. -e(t) gjykimi i një ndeshjeje.

arbitër:

arbít/ër,-ri m. sh. -ra(t) 1. sport. gjyqtar: arbitër kryesor (anësor). 2. njeri i pranuar nga dy palë kundërshtare si i paanshëm për të dhënë një mendim a një zgjidhje për një mosmarrëveshje.

arkitra:

arkitrá,-ri m. sh. -rë(t) ndërt. kryetra.