Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arbiter
arbitër:

arbít/ër,-ri m. sh. -ra(t) 1. sport. gjyqtar: arbitër kryesor (anësor). 2. njeri i pranuar nga dy palë kundërshtare si i paanshëm për të dhënë një mendim a një zgjidhje për një mosmarrëveshje.

Sinonime / Të përafërta:
gjyqtar
Të ngjashme:
arbitrar:

arbitrár,-e mb. që caktohet rastësisht; që bëhet sipas dëshirave a tekave të dikujt: vendim arbitrar; qëndrim arbitrar; / që vepron me kokë të vet: njeri arbitrar.

arritur:

arrítur (i, e) mb. që është bërë mirë, i qëlluar: vepër e arritur.

arritur:

arrítur,-a (e) f. sh. -a(t) (të) arritje: të arritura të rëndësishme.

kriter:

kritér,-i m. sh. -e(t) parim i përcaktuar qartë, sipas të cilit jepet një gjykim ose bëhet një veprim a klasifikim; normë a rregull ku mbështetemi për të vlerësuar dikë a diçka: kriter i drejtë.

arqitë:

arqít/ë,-a f. sh. -a(t) bot. krahin. shelg i butë.