Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arbitër
arbitër:

arbít/ër,-ri m. sh. -ra(t) 1. sport. gjyqtar: arbitër kryesor (anësor). 2. njeri i pranuar nga dy palë kundërshtare si i paanshëm për të dhënë një mendim a një zgjidhje për një mosmarrëveshje.

Sinonime / Të përafërta:
gjyqtar
Të ngjashme:
arbitrar:

arbitrár,-e mb. që caktohet rastësisht; që bëhet sipas dëshirave a tekave të dikujt: vendim arbitrar; qëndrim arbitrar; / që vepron me kokë të vet: njeri arbitrar.

arritur:

arrítur (i, e) mb. që është bërë mirë, i qëlluar: vepër e arritur.

arritur:

arrítur,-a (e) f. sh. -a(t) (të) arritje: të arritura të rëndësishme.

arqitë:

arqít/ë,-a f. sh. -a(t) bot. krahin. shelg i butë.

orbitë:

orbít/ë,-a f. sh. -a(t) 1. astr. rruga e një trupi qiellor natyror ose artificial në hapësirë; spec. rrugë e lakuar që përshkohet nga diçka: orbitë e mbyllur (rrethore);. orbita e Tokës (e Hënës, e Marsit, e Diellit); orbita e satelitit; orbita e elektronit. 2. fig. rrethi a fusha e veprimit ose e shtrirjes së diçkaje: e futi në orbitën e vet. 3. anat. zgavra e syrit, gropa e kokërdhokut.