Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arberor
arbëror:

arbërór,-e mb., edhe si em., poet. shqiptar: shqiponja arbërore; veshje arbërore.

Sinonime / Të përafërta:
shqiptar
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mëkat të humbte një perlë e tillë. Kënaqësia që e çmonte aq fort më nxiti të flisja gjëra, që në një rast tjetër do t'i shmangia. I thashë për shembull se, ndërsa kisha ortodokse ishte përpjekur disa herë ta ndalonte, balada këndohej tani kudo në kremtimet e pashkëve. Dhe jo vetëm në kremtimet arbërore, por në krejt viset e Ballkanit. Ai më dëgjonte tërë sy e veshë. - Meqenëse këtu në gadishull ne kacafytemi, jo vetëm për ograjat e delet, por për gjithçka, merret me mend që ka patur grindje edhe për autorësinë e gojëdhënave. - Pa shih, pa shih, -tha ai. - Ndonëse të gjithë ngulin këmbë se...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
varfëror:

varfërór,-e mb. libr. që lidhet me të varfrit, i të varfërve; varfanjak: jetesë varfërore.

atëror:

atërór,-e mb. që lidhet me atin, i babait; si prej babai: shtëpi atërore; kujdes atëror.

arbër:

árb/ër,-ri m. sh. -ër(-rit) 1. hist. emër për shqiptarët në mesjetë; arbëresh. 2. shqiptar (për ta dalluar nga të huajt): jam arbër; / krahin. banor i një pjese të Labërisë së Vlorës.

arbër:

árb,-ër, -ëre mb. arbëror.