Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arberesh
arbëresh:

arbërésh,-i m. sh. -ë(t) 1. shqiptar i popullsisë së ardhur që në mesjetë në Italinë e Jugut, në Greqi a në Dalmaci: arbëreshët e Italisë. 2. zakon. sh. krahin. banor i fushave bregdetare në Shqipëri.

arbëresh:

arbërésh,-e mb. që lidhet me arbëreshët, i arbëreshëve; që është krijuar prej tyre: katund arbëresh; letërsia arbëreshe; të folmet arbëreshe.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...më butë tronditjet etnike të fillimeve të mesjetës. Burimet vërtet të rralla greko-bizantine të shek. VII-XII vazhdojnë traditën e kohëve antike, duke i cilësuar banorët e Epirit si « ilirë » ose « barbarofonë », pra, që flasin gjuhë të huaj. Nga ai moment edhe këtu filloi të përdoret termi « arbëreshë » (arbanenses, arbanitai) me të cilin tashmë thirreshin pasardhësit e ilirëve të lashtë. Burime bizantine të shek XIV, si « Panegjiriku i Manuel Paleologut » apo historiani Joan Kantakuzeni, ndërsa e cilësojnë si shqiptare popullsinë e Epirit, nuk mungojnë të saktësojnë se shqiptarët epiriotë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arbëreshe:

arbërésh,-e, -ja f. sh. -e(t).

arbërisht:

arbërísht ndajf. në të folmet e arbëreshëve.